Zjarri në Berovë, intervenohet me helikopterë për shuarjen e tij

23.07.2022 14:38

Vazhdon të shuhet zjarri....

Vazhdon të shuhet zjarri i cili ka disa ditë që digjet në rajonin e Berovës. Zjarrfikësit dhe qytetarët nga Berova që marrin pjesë në shuarjen e tij do të qëndrojnë në terren deri në lokalizimin e plotë.

Përskaj fikjes së zjarrit nga toka, që nga mëngjesi i sotëm, zjarrfikësit sërish kanë mbështetje ajrore nga helikopterët.

Përveç zjarrfikësve, njësitit nga qenrda për menaxhim me kriza dhe nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe nga MPB, në terren janë edhe shoqata vullnetare të zjarrfikësve dhe qytetarë vullnetarë.

“Ne që prej dje jemi drejtëpërdrejtë të kyçur në shuarjen e zjarrit. Qendra për Menaxhim me Kriza na udhëheq, na mobilizon, me të vetmin qëllim që të punojmë së bashku me njësinë e helikopterave të MPB-së, që të shuajmë zjarrin deri në fund” – tha Aleksandar Danev nga Shoqata Vullmnetare Zjarfikëse – “Sveti Nikolla”.

“Shumica e zjarreve të ndodhura vitin e kaluar por edhe këtë vit janë zjarrvënie apo zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, kështu që nuk ka zjarr që shfaqet vetë diku në një vend. Ky është një vend, domethënë një hapësirë ose një pyll që nuk mund të digjet, aq lehtë në mënyrë natyrale, saqë duhet t'i jetë vënë flaka në një farë mënyre” – u shpreh Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve, zjarri deri më tani ka përfshirë një pyll të lartë dushku dhe ahu me sipërfaqe prej 50 hektarësh. Përndryshe edhe vitin e kaluar ky rajon ishte kapluar nga zjarri si pasojë e temperaturave të larta. (Ersan Pajaziti, TVM2)