Temperaturat e larta, të mos dilet pa nevojë, grupet e rrezikuara jo në punë deri më 27 korrik
Vala e të nxehtit nga Evropa arriti në gjithë territorin e Maqedonisë....

Vala e të nxehtit nga Evropa arriti në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Korriku si zakonisht solli me vete të nxetin përvëlues dhe në disa vende termomentri do të shkoj deri në 42 grad celsius, prandaj është shpallur faza portokalli.
Temperaturat e larta mund të sjellin probleme shëndetësore jo vetëm te të sëmurët kronikë, por edhe te personat e shëndetshëm dhe më të rinj.
Më së shumti vuajnë ata që nuk respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe më shpesh ndodhin gjendje kolapsi dhe goditje në tru.
“Në periudhën prej 11 deri në ora 17 të mos dilet jashtë nëse nuk është e patjetërsueshme. E nëse e kanë patjetër duhet të kenë veshmbadhje të përshtatshme me ngjyra të hapura, prej pambuku, koka patjetër të jetë e mbrojtur, syze të mbahen dhe ajo që është më e rëndësishme të hidratohen, pra gjithmon me vete të kenë ujë” – tha një qytetare.
Shkupianët, ata që qëndruan në qytet, zakonisht kërkojnë freskim në pishina dhe në parkun e qytetit.
“ Mundohemi që nga shtëpia të dalim sa më herët që mundemi që gjatë tepëraturave të larta të jemi në shtëpi”.
“Ja po freskohemi e shfrytëzojmë hijen”.
“Bëjmë përpjekje maksimalisht tu përmbahemi rekomandimeve, ndërsa nga ana tjetër kërkojmë shpëtim nga i nxehti. Ja kështu e shfrytëzojmë periudhën kohore kur është më freskët, të shkojmë në parqe ose në ndonjë vend ku ka gjelbrim e hije” – thanë disa qytetarë të anketuar nga TVM2.
Ekipet e Kryqit të Kuq janë në terren vazhdimisht. Shpërndajnë rreth 5000 shishe ujë çdo ditë për kalimtarët, por kujdesen edhe për të pastrehët.
“Gjatë vikendit aktivitet më të madh kanë ekipet mobile që janë për kategorit e rrezikuara. E kamë fjalën për të pastrehët sepse bëhet skriningu në teritorin e kryeqitetit tonë. Megjithatë edhe shpëtimtarët në vendet malore veç më janë pozicionuar në vendet e tyre të punës dhe shpëtimtarët në vendet ujore sepse gjatë vikendit më të vizituara janë pishinat dhe akua parku në Shkup”.
Sipas njoftimeve nga UHRM-së, moti i ngrohtë do të zgjasë deri të enjten, kur është paralajmëruar ftohje. Ndërsa me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria ka ndryshuar vendimin për rekomandimet lidhur me temperaturat e larta të motit, dhe kategorit e rezikuara përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, lirohen nga obligimet e punës deri më 27 korrik.
Deri atëherë, le t'u përmbahemi rekomandimeve dhe nëse nuk kemi nevojë urgjente, nga ora 11:00 deri në orën 17:00 le të ulemi në dhoma të mbyllura dhe të freskëta. (Sanije Duraku, TVM2)
