Ekonomi, Banka Qendrore Evropiane rriti normat e interesit

23.07.2022 15:41

Banka Qendrore Evropiane....

Banka Qendrore Evropiane javën që lamë pas rriti normat e interesit për herë të parë pas 11 vitesh,  ndërsa përpiqet të kontrollojë inflacionin në rritje në eurozonë.

BQE rriti normën bazë të interesit me 0.5 përqind  duke mos përjashtuar edhe një rritje të re brenda këtij viti.

Rritja e çmimit të konsumit rriti në mënyrë rekorde  deri 8.6%, bazën e interesit brenda 12 muajve. Rritja e kostove të energjisë, karburantit dhe ushqimit po rrisin inflacionin, duke ushtruar presion mbi familjet në vështirësi.

Në një situatë ku bankat qendrore të vendeve të zhvilluara, kanë filluar ciklin e shtrëngimit monetar, i cili kontribuoi në shtrëngimin e kushteve financiare globale, rritja e normës bazë të interesit të BQE-së do të veprojë  në të njëjtin drejtim, gjë që do të ketë implikime edhe për politikat makroekonomike të zbatuara në vendet në zhvillim, siç është vendi ynë, thonë nga Banka Popullore.

“Në të njëjtën kohë, është e pritshme që shtrëngimi i kushteve financiare globale në vetvete do të rezultojë në një rritje të kthimit në tregjet financiare ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht në kostot e financimit të nevojave fiskale të shteteve, diçka që mund edhe të vihet re”,   thonë nga  Banka Popullore.

Të dhënat e fundit të muajit maj të Bankës Popullore  tregojnë se norma e interesit për kreditë me të cilat marrin hua kompanitë dhe qytetarët mbeten në nivel historik të ulët.

Para së gjithash priten ndryshime në normat e interesit të kursimeve, para së gjithash në denarë, duke marrë parasysh masat e ndërmarra nga Banka Popullore në drejtim të rritjes së denarizimit dhe nxitjes së kursimeve në monedhën vendase, duke ulur përqindjen e ndarjes së rezervave të detyrueshme nga bankat për detyrimet e tyre në denarë, dhe njëkohësisht duke rritur përqindjen e detyrimeve në valutë.

Me këtë masë bankat inkurajohen që të ofrojnë kamata më të favorshme për produktet e depozitave në denarë. (Merita Gashi, TVM2)