OBSH-ja shpall alarmin më të lartë për linë e majmunëve
Përhapja e lisë së majmunëve....

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën. Ai erdhi në fund të takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin.
Më shumë se 16 mijë raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Kishte pesë vdekje deri më tani si rezultat i shpërthimit, shtoi ai. Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e coronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin. Dr Tedros tha se komiteti i urgjencës nuk ishte në gjendje të arrinte një konsensus nëse shpërthimi i lisë së majmunëve duhet të klasifikohej si një emergjencë shëndetësore globale.
