Bogdanci, policia kap 86 emigrantë në një kamion
24.07.2022 13:25
Mbrëmë në ora 23.30 në vendin e quajtur “Kamenot” në Bogdanci....

Mbrëmë në ora 23.30 në vendin e quajtur “Kamenot” në Bogdanci, policia gjatë kontrollit në një kamion “Scania” me rimorkio ka gjetur 86 emigrantë nga Pakistani, Siria dhe India, mes tyre edhe të mitur.
Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar “Dojran i vjetër” kanë privuar nga liria shoferin e kamionit D.M.(44) nga Shkupi, ndërsa migrantët janë transportuar në Qendrën pranuese transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.
Shoferi është ndaluar në komisariat edhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
