Sherifi: RMV-së i duhet stabilitet dhe konsenzus politik

24.07.2022 13:59

Njohësit e rethanave politike dhe ekonomike në vend....

Njohësit e rethanave politike dhe ekonomike në vend, konsiderojnë se muajt në vijim mund të jenë të vështira për vendin si në aspekt ekonomiko-social astu edhe në rrafshin politik.

Profesori universitar Isak Sherifi, për TVM2 thotë se pavarësisht situatave vendit nuk i nevojiten zgjedhje  të parakohshme, por stabilitet i mirëfilltë.

Si mekanizëm i vetëm, i cili  do të mund të kontribuojë në tejkalimin e situatës është konsenzusi politik mes pushtetit dhe opozitës.  

“Jo vetëm RMV por edhe rajonin në tërësi, e pret një vjeshtë me stuhi në rafshin ekonomik, dhe një kataklizmë e brendshme në rafshin politik. Kriza ekonomike nuk do të thellohet vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, andaj për të pasur një stabilitet të mirfillt, me që detyrimet ndaj BE-së janë shumë të rrënda në rrugërtimin e vendit tonë drejt BE-së, atëher konsideroj se na duhet një koncenzus i brendshëm politik pozitë-opozitë për ta nxjer vendin nga kriza ekonomike dhe politike”  - tha profesori universitar, Isak Sherifi.

Sherifi: RMV s’duhet humbur kohë në rrugën integruese

Sherifi poashtu potencoi se zgjidhja më e mirë e momentit do të ishte sikur të dakordoheshin forcat më të mëdha politike, që të krijohet një shumicë më e qëndrueshme, apo Qeveri e zgjeruar e cila do ti shtyen edhe ndryshimet kushtetuese, e pastaj të mendohet për zgjedhje të parakohshme.

“RMV duhet ti ketë parasyshe dy segmente, segmentin e Qeverisë së zgjëruar, dhe eventualishtë zgjedhjet e jashtëzakonshme, por me që na pret një situate e brishtë ekonomike, atëher RMV e detyron që të ndërmarë hapa konkrete në saje të zgjërimit të Qeverisë aktuale pra Qeveri e Zgjëruar, për ta dërguar vendin pas 6 muajve në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme” – deklaroi Sherifi.  

Sherifi potencoi se RMV nuk ka kohë të humbë në rrugën e sajë euroatlantike, andaj një Qeveri e Zgjëruar sipas tij, është imperativ i kohës,  sepse do ta hapë shtegun që krahas krizës ekonomike, të mos thellohet edhe kriza politike. (Fitim Kryeziu, TVM2)