Tupançevski: Gjuhën e urrejtjes nuk duhet çdoherë ta lidhim me Bullgarinë

24.07.2022 15:01

Çdokush që vlerëson se në ndonjë tekst apo në ndonjë vend tjetër....

Çdokush që vlerëson se në ndonjë tekst apo në ndonjë vend tjetër ka elemente të gjuhës së urrejtjes mund të paraqesë kallëzim penal, por vetëm institucionet vendore e kanë të drejtë për të vendosur për atë çështje, tha ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski në intervistën javore për Radio Evropën e Lirë.

“Marrëveshja bilaterale është mjaft abstrakte në këtë sferë, megjithatë, ne kemi një rregullore kombëtare dhe nëse i përmbahemi rregullores kombëtare, praktikisht do të arrijmë qëllimin e dëshiruar që gjuhën e urrejtjes të mos e lidhim gjithmonë me Bullgarinë, por t'i japim një kuptim pak të gjerë. Do të reagojmë vetëm në atë pjesë kur të kemi shkelje flagrante të normave kombëtare që rregullojnë këtë çështje” – tha Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski.

Ai thekson se  ndryshimi i fundit në Kodin penal që ka të bëjë me shkaktimin e urrejtjes, ndarjes ose jotolerancës në bazë kombëtare, racore, fetare dhe të tjera, nuk mund të lidhet me protokollin bilateral, që para do kohe e kemi nënshkruar me Bullgarinë.

“Praktikisht nuk ka kurrfarë kontinuiteti ose ndonjë konekcion mes ndryshimeve dhe plotësimeve, respektivisht Kodit të ri penal dhe versionit tij të parë në shtetin tonë. Dy vite e gjysë, respektivisht tre, punohej në këtë draft version të parë, që gjendet në ENER sistemin dhe të gjitha ndryshimet, plotësimet e Kodit aktual penal janë bërë në bazë të standardeve tjera që nuk janë të lidhura me gjendjet aktuale” – u shpreh Tupançevski.

Tupançevski bëri të ditur se departamenti i tij po shqyrton ndryshime ligjore që do të pengojnë të ashtuquajturën. “turizmi i burgjeve”.

Termi dhe praktika u bënë të rëndësishme muajt e fundit, pasi të dënuarit e profilit të lartë si Sašo Mijalkov dhe më parë Orce Kamçev filluan të përdorin mundësinë ligjore për të ndryshuar adresën e tyre në Ohër për të shërbyer në burgun e Strugës, i cili është i lloit të hapur. (Sanije Duraku, TVM2)