Temperaturat e larta, shumë deponi në vend kaplohen nga zjarret

24.07.2022 15:30

Zjarri që ka kapluar deponinë në Dellçevë....

Zjarri që ka kapluar deponinë në Dellçevë po vazhdon të digjet për tri ditë rradhazi. Ekipet zjarrfikëse ndodhen ende në terren në tentim për të shuar zjarrin, por punën e tyre e vështirëson ajo që deponia po digjet në brendësi të saj.

Zjarrfikësit përveç se me ujë, zjarrin po mundohen ta shuajnë duke hedhur edhe rërë.

“Zjarri është lokalizuar por nuk është shuar plotësisht. Deponia ende digjet. Gjatë ditës së djeshme me tri automjete zjarrfikëse dhe me ndihmë të ndërmarrjes komunale Bregallnica kemi lokalizuar zjarrin që të mos digjet pylli” – tha Mile Todorovski nga Njësiti i Zjarrfikësve të Dellçevës.

Për shkak të temperaturave të larta dje pasdite zjarri e kishte kapluar edhe deponinë Treshtina Skalla në Shtip, e cila u shua mbrëmë.

Me pronbleme të njejta përballen edhe deponitë në Vinicë dhe Koçan, ku zjarri shum lehtë mund të përhapet në këto ditë të nxehta të verës.

Zjarri plotësisht është lokalizuar edhe në zonën e Berovës. Autoritetet lokale kanë vënë edhe roje për të ruajtur deponitë nga djegia nga ana e njeriut. (Ersan Pajaziti, TVM2)