LSDM: Me rebalansin e buxhetit, paga më të larta, pensione dhe masa kundër krizës

24.07.2022 15:58

Kuvendi miratoi ribalancimin e buxhetit për vitin 2022....

Kuvendi miratoi ribalancimin e buxhetit për vitin 2022, i cili siguron ruajtjen e stabilitetit makroekonomik por edhe mbështetje më të madhe për kompanitë dhe qytetarët, theksoi deputetja e LSDM-së, Daniela Markoska.

76 milionë euro janë siguruar për masat e ardhshme kundër krizës për të përballuar pasojat e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, sqaron Markoska.  Ajo shtoi  se  3\2 milionë euro janë siguruar përkrahje të bujqësisë për të nxitur rritjen e prodhimit vendor.

“Me ribalancimin kemi siguruar mjete për pagesën e pagave të rritura në arsim dhe përkujdesje ndaj fëmijëve, si dhe për pensione më të larta nga shtatori për mbi 320 mijë pensionistë. Ky ribalancim i Buxhetit në veprim konfirmon përkushtimin e LSDM-së për një ekonomi stabile dhe në zhvillim, por edhe për më shumë para në çdo familje. Në një vit të mbushur përballimin me sfida ekonomike, energjetike dhe shëndetësore, qeveria e LSDM-së tregon kapacitetin e saj në e pasojave, tregon se çfarë do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët” – tha Deputetja e LSDM-së, Daniela Markovska.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski ka përshëndetur miratimin e ribalancit të Buxhetit për vitin 2022 dhe theksi se ai siguron stabilitet ekonomik dhe mbështetje më të madhe financiare për qytetarët dhe kompanitë në këtë vit jashtëzakonisht të krizës. Sipas Kryeministrit Kovaçevski janë siguruar:

             76 milionë euro për masat e reja kundër krizës

             32 milionë euro për rritjen e prodhimit vendas ushqimore

             Rritja e pagave në arsim dhe kujdes për fëmijët dhe pagesa e tyre në kohë

             Pensione të larta nga shtatori për mbi 320,000 pensionistë

             Subvencione për fermerët

             Fonde për projekte zhvillimore

Qeveria vazhdon me kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët dhe ne jemi të fokusuar në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, ka shkruar kryeministri Kovaçevski në rrjetin social FB. (Sanije Duraku, TVM2)