I nxehti ekstrem në Europë, mbi 2 mijë persona humbin jetën
Vala e të nxehtit në Europë....

Vala e të nxehtit në Europë u bë shkak për vdekjen e rreth dy mijë personave. Sipas të dhënave mbi 1700 persona kanë vdekur në Portugali dhe Spanjë. Qytetarët të shqetësuar se moti aspak nuk po freskohet.
Drejtori rajonal i OBSH-së Hans Kluge deklaroi se ndryshimet klimatike paraqesin krizë gjithëpërfshirëse që kërcnon shëndetin e individit dhe gjithë njerëzisë.
Vala e të nxehtit në Europë po përsëritet për herë të dytë këtë muaj dhe kësaj rradhe po thyen rekorde.
Në Rumaninë Veriore, temperaturat nën hije janë mbi 40 celsius. Situatë e njejtë edhe në Angli, Francë, si dhe në shtetet skandinave. E me temperaturat e larta, po përhapet edhe zjarret.
Në Kaliforni është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Mijëra njerëz i kanë lëshuar shtëpitë e tyre. Zjarri që kaploi parkun nacional Josemiti është më i madh këtë vit.
Zjarri është përhapur shpejt duke lëshuar flakë deri në 3 kilometra largësi.
“Ata erdhën para 15 minutave dhe na thanë se duhet të largohemi. Rreth orës 4 të mëngjesit u ndal rryma dhe zjarri shumë shpçejtë po afroheshte drejt neve” – u shpreh një qytetar.
“Nëse keni kohë, mirë është të paketoni disa gjëra personale të nevojshme, por sido që të jetë ne do të kujdesemi që të kenë gjithçka këtu” - u shpreh një tjetër qytetar.
Edhe në Slloveni, në afërsi të kufirit me Italinë ishin të angazhuar qindra zjarrfikës për fikjen e zjarrit, ndërsa u evakuuan disa fshatra. Zjarrfikësit në Greqi po prëballen me katër zjarre malore. (Ersan Pajaziti, TVM2)
