Kumanovë, ndërmarrjet publike risin çmimet e shërbimeve
Rritja e çmimit të energjisë....

Rritja e çmimit të energjisë, si dhe rritja e pagës minimale, detyroi ndërrmarrjet publike komunale të rrisin çmimet e shërbimeve. Kumanovarët do të paguajnë fatura më të larta të plehrave.
Këshilli tashmë ka pranuar kërkesën e ndërmarrjes “Pastërtimi dhe gjelbërim”, kështu që grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve komunale për personat juridikë dhe fizikë do të rritet me 25 dhe 50 për qind.
Rritja më e madhe deri në 50 për qind ka për amvisëritë e zonës së qytetit. Qytetarët me reagime, rritja vjen në krizën më të madhe ekonomike.
“Me pensione të vogla është e vështirë të mbijetosh, duhet të mbetet me të njëjtin çmim, të mos rritet”.
“Gjithçka po rritet, është e tmerrshme, nëse duan rritje le të rrisin pensionet, pagat e të rinjve, nuk mund të mbijetosh kështu, është e vështirë”.
“Është mirë të mbahen çmimet e vjetra, por nuk rezistojnë dot, nafta është e shtrenjtë, mirmbajtja e puntorëve smund të realizohet dhe dhe prandaj duhet të rrisin çmimet” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Edhe Ndërrmarrja Publike “Tregu” ka rritur çmimet për marrjen me qira të tezgave, mesatarisht 25 për qind. Para vendimit, çmimet varionin nga 1.820 deri në 3.050 denarë, në varësi të vendndodhjes. Tani për kategorinë e parë do të tarifohen 3.850 denarë. Kompania tregon se edhe kjo nuk mjafton për funksionimin normal.
“Shpresojmë që rryma të fillojë të ulet pak, përndryshe nëse Qeveria nuk merret me këtë krizë do të jetë problem i madh sidomos në periudhën e dimrit” – THA Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Kumanovë, Gzim Kadriu.
Nga “Tregu” apelojnë për ndihmë nga shteti, gjegjësisht subvencione për pagesën e faturave të energjisë elektrike. (Sanije Duraku, TVM2)
