Vala e re e Covid 19, rriten numrat e infektimeve
Ditët e fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve.....

Ditët e fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve me kovid 19 si në vend, ashtu edhe në rajon dhe me gjerë. Masa të reja nuk parashihen, përvec mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura të cilat nuk kanë mundësi reale për ventilim.
Mjeku Orhan Islami thotë se ditët e fundit ambulancat janë vërshuar nga vizitat e pacientëve të infektuar me kovid -19.
Vala e e e Covid 19, mjekët: Simptomatologjia është më e lehtë
Ai qetëson se vala e pestë, nuk pritet të jetë me sipmtoma të rënda siç ishte rasti me valet paraprake. Megjithate kujdesi nga ana e qytetayrëve duhet të jetë i shtuar.
“Sa i përket valës së pestë të kovidit e cila veç se këto ditë në ambulancat tona është evidente,kemi një rritje të madhe të pacientëve të cilët vijnë me simptome klasike të kovidit ,gjegjësisht vijnë me temperaturë,vijnë me dhimbje të fytit ashtu edhe me plogështi të mëdha. Kryesisht mund të them se sa i përket valëve të kaluara këtë valë të radhës janë dallimet evidente janë me simptome shum më të lehta dhe komplikimet janë më të vogla se sa në valët e kaluara” – tha mjeku, Orhan Islami.
Qytetarët janë të vetëdijshëm se kohëve të fundit është përhapur shum virusi korona, por tani për tani shumica nuk mbajnë maska, edhe pse është përhapur shumë virusi korona.
“Shumë i kemi mbajtur, tash e kam hjek, mundet edhe të na bie virusi, po (a mendoni që ne vet duhet të ruhemi që mos të përhapet më shumë virusi?) duhet se për neve është më sigurtë ,dhe nuk bën pa maska të hym ku ka shumë njerëz.
“Jo, s’kena filluar, e dimë kemi mi mbajtë tash e tutje, po dy vaksina i kemi marrë, po e dijmë”.
“Po në kamion e kam, po jam vaksinuar me tre doza” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
Mjekët apelojnë që qytetarët sa më shumë të vaksinohen, sidomos ata me sëmundje kronike dhe personat e moshuar mbi 60 vjeç, që të kemi numër më të vogël të pacientëve me kovid si dhe të kalojmë me simptome më të lehta. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
