Botë
Mianmar, ushtria ekzekuton 4 aktivist të demokracisë
25.07.2022 09:03
Katër aktivistë të demokracisë janë ekzekutuar nga ushtria e Mianmarit. Këto ekzekutime besohet se janë dënimet e para me vdekje në dekada...

Katër aktivistë të demokracisë janë ekzekutuar nga ushtria e Mianmarit. Ekzekutimet janë dënimet e para me vdekje që nga viti 1988.
Një ish-avokat, dhe dy shkrimtarë dhe aktivist u ekzekutuan për kryerjen e “akteve të terrorit”. Për ekzekutimet, ushtria e Mianmarit fillimisht kishte njoftuar në muajin qershor, gjë që kishte nxitur dënim ndërkombëtar. Dënimet me vdekje vijnë pas puçit ushtarak të vitit 2021.
Ushtria e Mianmarit apo junta, rrëzoi në shkurt të vitit të kaluar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të udhëhequr nga partia Lidhja Kombëtare për Demokraci. Grushtshteti nxiti protesta të mëdha të cilat u shtypën me shpejtësi. Qeveria në hije e Unitetit në Mianmar, që u formua nga kundërshtarët e puçit ushtarak, dënoi vrasjet, duke theksuarse janë shumë të tronditur dhe të pikëlluar. Qeveria në hije i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “ndëshkojë juntën vrastare për mizoritë dhe vrasjet”.
Media shtetërore e Minamarit, tha se katër personat u ekzekutuan, pasi “kishin dhënë direktiva, kishin bërë marrëveshje dhe kishin kryer komplote për akte terroriste, brutale dhe çnjerëzore”. Katër të ekzekutuarit ishin dënuar me vdekje në janar, pas gjykimeve të mbyllura, që sipas grupeve për të drejtat e njeriut, ishin gjykime jotransparente.
