Botë

Lufta në Ukrainë, Lavrov kërkon mbështetjen e botës arabe: Do të mbajmë premtimet për grurin

25.07.2022 09:52

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do t’i drejtohet Ligës Arabe gjatë vizitës në Egjipt, ku ka selinë e saj në kryeqytetin Kajro...

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do t’i drejtohet Ligës Arabe gjatë vizitës në Egjipt, ku ka selinë e saj në kryeqytetin Kajro.
 
Ai dëshiron të marrë mbështetje për Moskën, pas zemërimit ndërkombëtar për luftën në Ukrainë.
 
Lavrov zhvilloi bisedime në Kajro me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry, ku sipas agjencive ruse, mësohet se Rusia do ti qëndrojë angazhimeve të saj për eksportin e produkteve bujqësore, pavarësisht nëse kufizimet e aplikuara ndaj Moskës do të hiqen apo jo.
 
Egjipti ka lidhje të rëndësishme me Rusinë, e cila furnizon grurë, armë dhe deri në fillimin e pushtimit të Ukrainës, një numër të madh turistësh.
 
Kjo është faza e parë për zotin Lavrov e një turneu të shkurtër në Afrikë që do të zhvillohet në Etiopi, Ugandë dhe Kongo-Brazzaville.
 
Në një artikull të botuar nga gazetat lokale në prag të turneut të tij, Lavrov tha se vendi i tij gjithmonë “ka mbështetur sinqerisht afrikanët në luftën e tyre për liri nga zgjedha koloniale”.
 
Ai shtoi se Rusia vlerëson “pozitën e ekuilibruar” të afrikanëve për çështjen e Ukrainës.