Botë
Lia e majmunëve, BE miraton përdorimin e vaksinës
25.07.2022 11:00
Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve...

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunëve, pasi OBSH e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale.
“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve”, në linjë me rekomandimin e vëzhguesit shëndetësor të BE-së, tha kompania Bavarian Nordik nga Danimarka. “Miratimi vlen për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në Islandë, Litenshtajn dhe Norvegji”, tha kompania.
Që nga fillimi i majit, më shumë se 15 mijë raste të lisë së majmunit janë identifikuar në më shumë se 60 vende. Deri më 7 korrik, ka pasur tre viktima, të gjitha në Afrikë.
