Maqedoni
Kumanovë, rrufetë shkaktuan disa zjarre
25.07.2022 13:31
Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Kumanovë ka njohtuar se gjatë mbrëmjes së të dilës si rezultat i motit....

Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Kumanovë ka njohtuar se gjatë mbrëmjes së të dilës si rezultat i motit të ligë rrufeve të shumta, në këtë qytet, në lokacione të ndryshme janë shkaktuar disa zjarre. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Njësisë teritoriale të zjarrëfikësve. Zjarrëfikësit Kumanovarë të ndarë në disa ekipe aktivisht kanë marrur pjesë në shuarjen e zjarreve, në çka kanë patur sukes.
“Gjatë ditës së së djeshme Rajonin e Kumanovës e përfshiu mot shumë i keq diku rreth ores 20.00 kur kishim disa intervenime në shuarje të zjarreve të shkatuara nga rrëfeja. Zjarret ishin me intensitet të madh, kurse ne reaguam me kohë edhe atë në kohë të njejtë në tre lokacione të ndryshme, tek varrezat e qytetit , lokaliteti i quajtur Shtpia e gjuetarëve dhe në Kojnare të poshtme , ku nga zjarri ishte i përfhirë një objekt ndihmës. Intervenuam me 4 automjete për fikjen e zjarreve dhe 20 zjarrëfikës të ndarë në disa ekipe. Me intervenimin tonë të shpejt dhe professional, arritëm të shmangim dëme të mëdha materiale.”, tha Sasho Ilievski nga Nj.T. e zjarrfikësve Kumanovë.
Të gjitha zjarret janë shkaktuar nga ora 20:00 e deri rreth ores 22:30, në kohën kur rajonin e Kumanovës e përfshiu mot i lig me zbrazje të mëdha të elektricitet atmosferik.
FATLUM AQIFI
