Maqedoni
Mickovski në Hungari, ankohet në keqmenaxhimin e krizës
25.07.2022 13:52
Integrimi i RMV-së në BE dhe kriza ekonomike që është bërë sfidë për vendin dhe BE-në....

Integrimi i RMV-së në BE dhe kriza ekonomike që është bërë sfidë për vendin dhe BE-në kanë qenë temë bisedimi gjatë vizitës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe nënkryetarit Aleksandar Nikoloski në Budapest. Gjatë takimit me kryeministrin e Hungarisë dhe kryetarin e partisë FIDES, Viktor Orban, Mickoski ka theksuar qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe popullit maqedonas se integrimi është i domosdoshëm, por ai duhet të jetë dinjitoz dhe me ruajtjen e shenjave identitare të popullit. Është ankuar edhe për keqmenaxhimin me krizën ekonomike nga ana e pushtetit.
"Është vërejtur se Maqedoninë dhe BE-ja i pret dimri më të vështirë në histori, me vështirësi të mëdha në furnizimin me energji. Presidenti Mickoski vuri në dukje se qeveria në Maqedoni nuk po ndërmerr hapat e nevojshëm për t’u përballur me krizën energjetike, qymyri, nafta, gazi dhe derivatet e naftës nuk sigurohen në kohën e duhur, por kur vjen kulmi i krizës, shuma të mëdha parashë jepen disa herë mbi atë që mund të ishte shpenzuar nëse të njëjtat burime do të siguroheshin me kohë.”, tha Mickoski.
Gjithashtu në këtë takim u vunë në dukje sfidat e krizës së migrantëve, e cila është problem si për Maqedoninë ashtu edhe për BE-në.
FLORIJE BELULI KAMBERI
