Maqedoni

Referendumi për propozimin francez, pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta

25.07.2022 15:14

Opozita maqedonase këmbëngul në mbajtjen e referendumit për kornizën negociuese....

Opozita maqedonase këmbëngul në mbajtjen e referendumit për kornizën negociuese. Partija e Mickovskit konsideron se qytetarët do të duhet të prononcohen dhe thonë fjalën e fundit për procesin negociues, ndërkaq akuzojnë pushtetin se frikohet nga fjala e popullit dhe po ndërhyjnë tek opozita me instalimet e saj.
 
“Pushteti i cili thotë se ka bërë hapërim historik në favor të qytetarëve nuk do të duhet që të frikohet nga referendumi dhe ballafaqim me qytetarët. Pamë edhe mënyrën se si u festua ky akt për ta, akt historik, të mbyllur në katër mure, vetëm përfaqësuesit e pushtetit pa mbështetjen e qytetarëve.”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE-së.
 
Nga LSDM thonë se vendi nuk ka nevojë për referendum, pasiqë në procesin negociues Maqedonia e Veriut ka siguruar gjuhë të pastër maqedonase. Kërkesa për referendum, sipas socialdemokratëve është përpjekje e Mickovskit për manipulim.   
 
“Këtë e konsiderojmë si një pamflet të gënjeshtarit Hristijan Mickovski, i cili vetëm për nevojat brenda partisë gjithë kohës këmbëngul të manipulojë me një letër që thuhet deklaratë noterie, që më pas të promovojë idenë për referendum të panevojshëm. Kujt i nevojitet referendum përderisa kemi gjuhë të pastërt maqedonase pa fusnota, pa vërejtje.”, tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.
 
Përderisa pushteti refuzon mbajtjen e referendumit, VMRO–DPMNE vazhdon konsultimet me ekspertë për format e mbajtjes të së njëjtës.
 
MERALE ISMAILI