Maqedoni

Temperaturat e larta, deri të mërkurën faza portokalli e motit

25.07.2022 15:29

Kryeqyteti ynë edhe këto ditë mbetet i zbrazur....

Kryeqyteti ynë edhe këto ditë mbetet i zbrazur, për shkak temperaturave të larta që arrtiten mbi 40 gradë Celsius. Qytetarët gjatë ditës rrugëve të Shkupit mund të numërohen në gishta.

Ata që arritëm të anketojmë nga TVM2 thonë se është shumë vapë, dalim vetëm për të përfunduar ndonjë punë, në markete apo barnatore dhe menjeherë shkojnë në shtëpi. Ka edhe prej atyre që e duan kohën e nxeht dhe thonë se nuk ju pengon.

“Nxehtë ka qënë këto ditë, boll kemi pasur, mirëpo mbrëmë është flladitur pak. Unë në veturë skam vapë, i hapi të gjitha dritaret. Mirë kemi kalu, inshallah kalojmë deri në fund mirë”.

“ Është vapë e madhe, çfar të ju them, nuk durohet këto temperatura të larta, mirëpo kur duhet të dalësht duhet”.

“Është shumë nxehtë, shumë. Dalë vetëm kur duhet diçka me ble në shitore edhe menjëher në shtëpi”.

“Nxehti është i mirë, vitamin D, mua personalisht nuk më pengon”.

“Është, edhe atë shumë. Unë kaloj shumë mirë, nuk më pëngojnë temperaturat e larta” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

Faza portokalle do të vazhdoj deri të mërkurën në të gjithë vendin, prandaj lirim nga dytyrimet e punës me vendim të qevrisë do të këtë për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

Rekomandimet e mjekëve janë që qytetarët të mos dalin jashtë nëse nuk kanë nevojë, sidomos në kohën më të nxëhtë, por nësë duhet të dalin, duhet të veshin roba të lehta, të mbajnë kapela dhe ujë me vete. (Sedat Selimi, TVM2)