Plenumi studentor ndezi qirinjtë për arsimin

14.01.2015 21:01

Me ndezje qirinjsh varosën arsimin e lartë në vend....

Kështu në mënyrë simbolike përpara kuvendit, profesorë dhe studentë shprehën revoltën e tyre kundër pakos së ligjeve të arsimit të lartë në vend që u votuan sot nga deputetët.

Me këtë akt thonë ata ekzekutivi dëshmoi se është I shurdhër ndaj kërkesave të tyre që ligji të tërhiqet dhe së bashku të përpilojnë një ligji të ri.

“Unë garantoj se të gjithë ata të cilët sot e kan votu as 10% nuk e kan lexu ligjin, edhe ata të cilët pak e kanë lexu aspak nuk na kanë konsultu edhe nuk e kan kuptu fatkeqësisht” – tha Bujar Sahiti, Prodekan në fakultetin pedagogjik të Shkupit.

“Jemi mbeldhur këtu pasiqë ligji është antikushtetues. Kjo që ndodhi sot ishte varrim I autonomisë së universitetit. Kjo do mbetet në ndërgjegjen e deputetëve deri në fund të karierave të tyre politike” – tha një studente.

Nga plenumi studentor shpresat për bllokim të ligjit I drejtojnë kah presidenti I shtetit Gjorge Ivanov. Nga ai kërkojnë të mos nënshkruaj ligjin.

“Pushteti ligjvënës mbeti i shurdhër në kërkesat tona dhe sot e votoi ligjin. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me përpjekjet tona. Tani presim presidentin e shtetit me të cilin përfaqësuesit tanë kishin takim para disa ditësh që mos të nënshkruaj ligjin gjegjësisht të vendos veto. Me këtë rast e inkurajoj presidentin e shtetit që të bëjë këtë dhe të qëndroj pas kolegëve të tij profesorë dhe studentëve” – tha Ivan Nikollovski, përfaqësues i plenumit studentor.

Në pakon e ligjive të arsimit të lartë përfshihet edhe provimi shtetëror në vitin e dytë dhe të katërt të studimeve. Sipas ligjit të miratuar provimi shtetëor do të realizohet fillimisht si project pilot në vitin 2016/2017 dhe nuk do të vlejë për të gjitha fakultetet. Studentët të cilët do të dështojnë në dhënien e provimit shtetëror në vitin e dytë të studimeve atyre nuk do tu mohohet e drejta e regjistrimit në vitit të tretë. (Meral Ismaili, TVM2)