AlternAtivA, Prokuroria të hetojë skandalin “Zhan Mitrev”
Partia AlternAtivA ka reaguar lidhur me emisionin “Gjaku i papastër”....

Partia AlternAtivA ka reaguar lidhur me emisionin “Gjaku i papastër”, të agjencisë IRL, që ka publikaur skandalin e punës së Spitalit Privat “Zhan Mitrev”.
Nga kjo parti njëherit dalin në mbështetje të punësë së ministrit aktual të Shëndetësisë, Bekim Sali, duke theksuar se ai është ministër nga fillimi i vitit 2022, ndërsa skandali ka të bëjë me periudhën 2020-2021.
“AlternAtivA, me gjithë kapacitetin e saj kadrovik dhe politik, është në mbështetje të ministrit të saj dhe të zbulimit të së vërtetës së kësaj storjeje.
Kështu, duke i dhënë përkrahje ministrit Sali, AlternAtivA i bën thirrje Prokurorisë Publike ta hetojë çdo detaj të rastit në fjalë dhe të gjithë fajtorët të vihen para organeve të drejtësisë. Në Maqedoninë e Veriut nuk guxon të ketë të paprekshëm. Nëse konstatohet faj, patjetër të ketë përgjegjësi” thuhet në njoftimin e partisë Alternativa.
