Short në KSHZ për zgjedhjet në Tetovë, publikohet rradhitja në fletëvotime
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me anë të shortit nga përfaqësueit e partive....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me anë të shortit nga përfaqësueit e partive, ka bërë renditjen e kandidatëve në fletëvotimet për zgjedhjen e Kryetarëve të Komunave Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, si dhe për anëtarët e Këshillit komunal të Tetovës.
“Në përputhje me nenin 68 të kodit zgjedhorë KSHZ e cakton rradhitjen në fletvotim të kandidatëve për zgjedhjen e anëtrëve të këshillave komunal dhe kryetarëve të komunave. Radhitja në fletvotim bëhet me short” – u shpreh Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Në fletëvotimin për Këshillit Komunal të Tetovës, me numër 1 do të rradhitet lista e koalicionit që udhëhiqet nga LSDM-ja, me numrin 2 VMRO-DPMNE, me numër 3 PDSH, 4 – Partia Integra, 5 – Grupi i Zgjedhësve Agron Zaimi, 6 – Alternativa, 7 – Aleanca për Shqiptarët, 8 – BESA, 9 – Partia Demokratike e Turqve, 10 – grupi i zgjedhësve Elmedina Abdullai, 11 – BDI, 12 – Partia për Emancipim të plotë të Romëve dhe me numrin 13 – “E Majta”.
Në zgjedhjet për Kryebashkiak në Komunat Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, me numër 1 do të jetë LSDM dhe koalicioni, Me numrin 2 –VMRO-DPMNE dhe numër 3 – Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë.
Zgjedhjet për Kryetar të Komunave Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë si dhe për Këshillin Komunal të Tetovës do të mbahen më 20 Gusht.
Mbajtja e zgjedhjeve, erdhi për shkak se nuk u arrit që me kohë ta miratohet Llogaria përfundimtare e Komunës së Tetovës për vitin 2021, kurse në Komunat Qendra Zhupë dhe Mavrovë – Rostushë zgjedhjet po përsëriten disa here për shkak të jehonës së vogël të votuesve. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
