Ofenziva ruse, del jashtë Ukrainës, Rusia shënjestron qytetin port të Odesës

25.07.2022 19:18

Sulmet ruse në qytetin port të Odessës....

Sulmet ruse në qytetin port të Odessës kanë  rritur tensionet në kufirin e Ukrainës me Trans-nis-trinë,një territor i dominuar nga separatistët pro-rusë.

Moska mban një forcë të konsiderueshme në rajon, për të cilën Kievi ka frikë se mund të jetë një instrument i një fronti të ri lufte.

Në anën tjetër të kufirit 15.000 trupa ruse të armatosur janë përfgatitur për luftë.

“Kjo urë u shkatërrua për të parandaluar kalimin e forcave ushtarake ruse nga territori i panjohur i Transnistrisë. Ne po forcojmë mbrojtjen tonë çdo ditë. Dhe pikat tona kyçe për të mos lejuar një pushtim nga pala Transnistriane." – tha Komandanti kufitar në Kuçurgan, Pavlo Panchuk.

“Të afërmit e mi jetojnë në Transnistria. Fëmijët dhe nipërit e mi. Ne nuk mund të shkojmë atje. E gjithë kjo luftë është punë e Rusisë." – u shpreh një banor i Kuçurganit në Transnistri, Serhiy Ilchenko.

“Ne kemi frikë. Në anën tjetër janë forcat e Putinit. Vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë. Të gjithë mendonim se vendi ynë nuk do të pushtohëj.Ata filluan ta bombardojne Odesën. Zoti e di vetëm nëse do të jemi gjallë deri në mbrëmje." – deklaroi një banore e Kuçurganit në Transnistri, Yuliya Bogachenko.

Kremlini zbuloi se ofanziva ushtarake nuk kufizohej  në rajonin e Donbasit dhe Ukrainën në tërësi, por tenton të kapërcej kufirin e saj.

“Ne jemi në fillimin e një epoke të re, e cila do të ishte një lëvizje drejt multilateralizmit të vërtetë, jo atë që Perëndimi përpiqet të imponojë. Është epoka e krijimit të kufinjëve dhe vendosjen e një rendi të ri botëror” – tha Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

Moldavia shënjestra e rradhës

Moldavia vazhdimisht ka kërkuar tërheqjen e kontingjentit rus nga ky territor pro-rus, por tensionet në Kuçurgan u rritën. Moldavia ka frikë se mund të jetë shënjeshtra e radhës e Putinit.

Gavrilita: Asnjë vend nuk është i sigurt nga Putini

“Nëse veprimet ushtarake lëvizin më tej në pjesën jugperëndimore të Ukrainës dhe drejt Odesës, atëherë sigurisht që ne jemi shumë të shqetësuar. Gjasat që Rusia të pushtojë Moldavine janë të larta. Asnjë vend nuk është i sigurt nga Vladimir Putin” – tha Presidentja e Moldavisë, Natalia Gavrilita.      

Transnistria kontrollon një rrip të ngushtë toksorë që gjendet kryesisht midis lumit Dniester dhe kufirit Moldavi-Ukrainë. Ajo shpalli pavarësinë nga Moldavia pas një konflikti të shkurtër ushtarak në 1992, por ndërkombëtarisht ende njihet si pjesë e vendit të Evropës Lindore.

Moldavia ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1991 kur u nda nga blloku komunist në shpërbërje. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ajo ka strehuar rreth gjysmë milioni refugjatë ukrainas. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)