Maqedoni

Parashikimi i motit

26.07.2022 09:02

Pritet moti i nxehtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell....

Vala e të nxehtit nga Europa perëndimore dhe fusha anticiklonike që ndodhen mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian janë shtrirë edhe mbi rajonin tonë, e cila po sjell mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12°C deri në 22°C, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 34°C deri në 40°C. UV-9.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet deri në 19°C, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 40°C.
 
Të mërkurën dhe të enjten gjatë ditës në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në vendet lokale proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.