Maqedoni
59 vjet nga tërmeti katastrofik që goditi Shkupin
26.07.2022 09:16
Më 26 korrik 1963, Shkupi u kaplua nga një tërmet i fuqishëm ku humbën jetën 1.070 persona...

Më 26 korrik 1963, Shkupi u kaplua nga një tërmet i fuqishëm ku humbën jetën 1.070 persona, ndërsa u lënduan tre mijë të tjerë. Nga tërmeti u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Por shpejtë me Shkupin u solidarizua e gjith bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit.
Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin. Kështu, Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar. Menjëherë pas katastrofës, Kombet e Bashkuara morën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar.
Historikisht, qyteti i Shkupit disa herë është rrëzuar dhe prej fillimit ka lindur. Në hapësirën mes fshatrave Zlokuqan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit, metropol i provincës Dardania. Ky qytet, në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në provincën Dardania janë shkatërruar 24 fortesa të qytetit. Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë. Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ka qenë 10 ballë, pas çka qyteti për herë të dytë është shkatërruar. Shkatërrimi i tretë dhe i fundit i Shkupit ndodhi para 59 vitesh, më 26 korrik të vitit 1963, kur Shkupi ishte i goditur nga tërmeti me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës së Merkalievit ose gjashtë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.
