Botë

Aksidenti horror në Greqi, helikopteri i merr jetën 21-vjeçarit

26.07.2022 12:18

Një aksident horror ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një pistë private për uljen e helikopterëve në Athinë....

Një aksident horror ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një pistë private për uljen e helikopterëve në Athinë. Mediat greke raportojnë se një 21-vjeçar ka mbetur i vdekur në mënyrë tragjike, pasi ra në helikën e bishtit të një helikopteri.
 
Dy vëllezër britanikë kishin udhëtuar nga Mykonos në Athinë, ndërsa në momentin që ata zbritën në pistë, njëri prej tyre përfundon në helikën e helikopterit duke u masakruar për vdekje në sytë e vëllait të tij.
 
Për këtë ngjarje është vënë në pranga piloti i helikopterit, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, ndërsa dy punonjës të tjerë janë shoqëruar në polici për këtë rast.