Maqedoni
Varhelyi: Moment për opozitën në RMV që të këndellet
26.07.2022 14:18
Shkupi zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë me Bullgarinë, por që të fillojnë negociatat e pranimit...

Shkupi zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë me Bullgarinë, por që të fillojnë negociatat e pranimit, së pari do të duhet të ndryshojë Kushtetutën dhe në të të përfshijë bullgarët, rikujton komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi, në një intervistë për “Euroactive”. Duke folur rreth procesit të afrimit të vendit drejt BE-së, Varhej kritikoi opozitës maqedonase për qëndrimin e saj ndaj propozimit francez dhe tha se opozita ka shkelur vijat e kuqe themelore demokratike të të bërit politikë.
“Ky është një moment kthjellues për Maqedoninë e Veriut, por edhe për opozitën. Djegia e dokumenteve në sallën plenare, shtyrja e njerëzve drejt dhunës dhe nxitja e urrejtjes nuk sjellin asgjë, vetëm dëm. Ka kufizime shumë të qarta për mënyrën evropiane të të bërit politikë, kufizime shumë të qarta për politikën e civilizuar dhe vlerësimi im është se shumë nga ato vija të kuqe u kaluan nga opozita.”,- ka thënë komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi.
Varhelyi: U kthye vullneti i zgjerimit, Gati të ecim shpejt, por vetëm bazuar në merita
I pyetur nëse sheh ndonjë pengesë në rrugën e mëtutjeshme të RMV-së, ai sqaroi se qëllimi ka qenë “krijimi i kritereve të qarta, të drejta dhe transparente që mund të ndryshojnë negativizmin nga të dyja anët”. Vuri në dukje se Shqipëria ka treguar solidaritet të vërtetë me Maqedoninë e Veriut por potencoi se tani, Shqipëria mund të vazhdojë vetë.
“I gjithë procesi i zgjerimit është i bazuar në merita dhe tani gara është duke u zhvilluar, kushdo që jep i pari, duhet të ketë të drejtë të bashkohet i pari.”,- sqaroi Varhelyi.
Sipas tij europianet e kanë kuptuar që gabuan me lënien pas dore të procesit të zgjerimit, e tani janë gati për këtë zgjerim pasi u tregua qartë se Europa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht brenda saj edhe Ballkani Perëndimor.
SANIJE DURAKU
