Maqedoni
Bisedimet mes RMV-së dhe BE-së, Kravihno: Nuk përfshihen problemet Shkup-Sofje
26.07.2022 14:36
Gjatë negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, Unioni nuk duhet sërish të ngre çështjet bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes....

Gjatë negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, Unioni nuk duhet sërish të ngre çështjet bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes, tha ministri i jashtëm portugez, Gomes Kravinjo. Në takimin me ministrin e jashtëm Osmani, Kravinjo theksoi se këto probleme janë mbyllur në konferencën ndërqeveritare dhe institucionet e BE-së duhet të qëndrojnë prapa firmës së saj.
“Çështjet bilaterale për të cilat bisedojnë intensivisht RMV dhe Bullgaria janë përmbyllur. Ka konkluzë dhe mbyllja e kësaj çështje është shënuar në konferencën ndërqeveritare me 19 korrik. Nuk pres kjo çështje të ngrihet sërish, nuk shoh arsye. Besoj në atë se kur partnerët japin fjalën, nënshkruajnë, e realizojnë. Kështu funksionojmë brenda në BE, punojmë me vendet kandidate për çështje të ndryshme. Nëse fillojnë bllokadat, marrë parasysh edhe për atë çka është dakorduar, do të paralizohej i tërë funksionimi.”,- tha ministri i jashtëm i Portugalisë, Gomes Kravinho.
Osmani për deklaratën unilaterale: Nuk është tekst historik, por sqarim politik
Bisedimet me BE-në do të zhvillohen në gjuhën maqedonase dhe kjo garantohet me propozimin francez dhe pozicionin e shtetit, ripotencoi ministri Osmani. Duke folur për deklaratën e njëashme të gjuhës maqedonase që u bë temë debati e lingustëve dhe ekspertëve maqedonas, Osmani doli me sqarim se deklarata nuk është tekst historik por politik, e cila është në harmoni të plotë me kushtetutën, rezolutën dhe konkluzat e kuvendit.
“Pozicioni ynë unilateral është pjesë e propozimit francez, paraprakisht, atij portugez dhe gjerman, e që paraqet pozicionin tonë për gjuhën. Nëse keni parasysh se në ato propozime, filluar nga ai gjerman, duhej të kishte vetëm dy fjali se: gjuha zyrtare e Maqedonisë së Veriut është e kodifikuar në 45-tën dhe ne patëm sukses të kemi përshkrim i cili është në harmoni me kushtetutën tonë, rezolutën e 2021-shit në parlament dhe konkluzat e kuvendit. Ky nuk është tekst historik që në mënyrë kronologjike përshkruan të gjitha aspektet e zhvillimit të gjuhës, por në tekst janë përfshirë elementet më të rëndësishme.”,- tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Bullgaria ka votuar për kornizën ku gjuha maqedonase është e pastër dhe tutje gjatë zhvillimit të negociatave nuk ka hapësirë juridike dhe politike për manipulime, thotë ministri i jashtëm, Bujar Osmani.s
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
