Maqedoni
40 pjesëtarë të ARM-së më në fund me tapi, bëhen pronarë të banesave nga ish Fondi i JNA-së
26.07.2022 14:58
Rreth 40 familje të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që shfrytëzojnë banesat nga ish-Fondi i Armatës...

Rreth 40 familje të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që shfrytëzojnë banesat nga ish-Fondi i Armatës së ish – Jugosllavisë, ose i kanë marrë ato përmes këmbimit të pasurive të paluajtshme që kanë ardhur nga Armata Jugosllave, morën më në fund në dorë kontratat për blerjen dhe pronësinë e të njëjtave.
“Bëhet fjalë për ligj i cili është sjellë në Kuvendin e RMV-së në vitin 2021, ku përfshin personat të cilët punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatës së Maqedonisë së Veriut, apo punonjës të mëhershëm të cilët do të mund t’i blejnë banesat të cilat i kanë ndarë ish Armata Jugosllave. Këto banesa i janë dhënë në shfrytëzim, pa pasur të drejt që t’i blejnë të njëjtat.”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Blagoj Boçvarski.
“Si prind i vetëm i tre fëmijëve, me marrjen e banesës së re, na shtohet harmonia familjare, ku sigurisht është krijuar edhe hapësirë edhe për nipat dhe mbesat. Dëshira jonë është që në këto banesa i presim edhe stërnipat. Ky pa dyshim është një ndër momentet më të mira të karrierës sonë në Armatë.”,- u shpreh një pjesëtar i Armatës.
“Këtë të cilën e morëm ne sot në duar unë dhe kolegët e mi, nuk është vetëm një marrëveshje e thjeshtë, por moment historik i jetës sonë në Armatë.”,- theksoi një pjesëtar i Armatës.
Edhe 14 kërkesa janë në shqyrtim e sipër, por procedurat administrative po e ngadalësojnë të njëjtën.
“Të gjithë pjesëtarëve të Armatës të cilët nuk kishin mundësi të marrin banesa nga ky fond, Ministria e Mbrojtjes do t’u paguaj pagesë mujore për banesë në vlerë prej 9000 denarëve, sepse çdo anëtar i Armatës është i barabartë. Me këto masa të cilat parashihen, po mundësojmë të mos ketë diskriminim në mes ushtarëve tanë.”,- deklaroi ministri i mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.
Ministrja e Mbrojtjes thotë se një armatë e fuqishme ndërtohet vetëm duke motivuar anëtarët e saj.
FITIM KRYEZIU
