Festivali i filmit në Venecia, RMV prezantohet me “Njeriu më i lumtur në botë”

26.07.2022 16:50

Me filmin “Njeriu më i lumtur në botë” të Teona Strugar Mitevska....

Me filmin “Njeriu më i lumtur në botë” të Teona Strugar Mitevska, pas tri dekadave, Maqedonia e Veriut kthehet në festivalin e filmit në Venecia. Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë të autores së skenarit Elma Tataragiq.

“Kësaj radhe “Njeriu më i lumtur” bën pjesë në programin përkthyes “horizonte”, ku do të garojnë edhe diku rreth 18-20 filma, pra për çmimet, filmi më i mirë, regjia më e mirë, skenari më i mirë, çmimi special i jurisë. Jemi tej-mase të lumtur që kemi mundësinë para një publiku me 1300 spektatorë, ta shfaqim filmin tonë në periudhën prej 1 deri më 10 shtator dhe t’i shohim reagimet e tyre.”,- tha autorja e filmit, Teona Strugar Mitevska.

Sipas drejtorit të Agjencisë së Filmit, edhe krahas shkurtimeve në buxhetin vjetor, filmat vendor vazhdojnë të kenë sukses.

“Fillimisht shkurtimi i mjeteve duhej të ishte në 110 milion, tani për momentin me rebalancin e buxhetit kemi 142 milion denarë. Kështu që në njëfarë mënyre mund të them se kemi arritur një sukses së bashku me shoqatën për punëtorë të filmit.”,- tha drejtori i Agjencisë së Filmit, Bojan Llazarevski.

“Njeriu më i lumtur në botë” është ko-produkcion në mes të Maqedonisë, Sllovenisë, Kroacisë, Belgjikës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Danimarkës. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)