Covid-19, 2 viktima e 957 raste të reja në 24 orë
Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan dy fatalitete Covid....

Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan dy fatalitete Covid, një 71 vjeçar nga Shtipi dhe një 91 vjeçar nga Struga, të dy ndërruan jetë në kushte spitalore. Ndërkohë nga 2100 testime të kryera, janë regjistruar 957 raste të reja, prej të cilave 210 janë ri-infeksione.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup ku janë regjistruar 487 infektime të reja në këto 24 orë, në Manastir - 70, Kavadar - 44, Kumanovë - 40, Ohër - 39, Prilep - 36, Veles - 32, Tetovë - 31, Resnjë - 22, Shtip – 18, Koçan – 16, Strugë – 13, Strumicë dhe Negotinë – 12, Gostivar, Kërçovë dhe Gjevgjeli nga 10, qytetet e tjera kanë më pak se dhjetë të infektuar ditorë.
Po ashtu janë regjistruar edhe 616 të shëruar, edhe këtu kryeson Shkupi me 300, i ndjekur nga Manastiri me 48, Kavadari 37, Kumanova 32, Prilepi dhe Velesi 30, Tetova dhe Kërçova 18, Shën Nikolla 12, Strumica dhe Shtipi 11, numri i të shëruarve në qytetet e tjera është më pak se 10, njësoj si ai i infektimeve të reja. Aktualisht numri i rasteve aktive në vendin tonë është 4.644.
