Zjarret në Europë, shtohen thirrjet për ndihmë ndërkombëtare
Në 24 orët e fundit janë raportuar 26 vatra.....

Në 24 orët e fundit janë raportuar 26 vatra nga veriu në jug të Shqipërisë ku aktualisht janë 6 vatra aktive ndërkohë që 20 të tjera janë izoluar gjatë 24 orëve të fundit. Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 435 efektivë zjarrfikës dhe forca të Armatosura, 46 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
E vështirë ndërkohë puna për Qendrën Koordinuese të Reagimit Emergjent në Bruksel, pasi brenda vetëm 8 ditësh, katër shtete anëtare, Franca, Italia, Sllovenia dhe Spanja kërkuan ndihmën e BE-së në betejën e tyre me zjarret shkatërruese, duke e çuar në pesë numrin e aktivizimeve të Qendrës për zjarret pyjore këtë vit.
Pas pamundësisë për të shuar zjarret në Poshushje, parkun nacional Blidinjë dhe në parkun Sutjeska, edhe Bosnjë e Hercegovina ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për shuarjen e zjarreve. Këshilli i Ministrave kërkoi ndihmë në mjete helikopterë e forca për shuarjen e zjarreve.
Edhe zjarrfikësit në Greqi po përpiqen të frenojnë zjarrin që ka përfshirë prej ditësh disa zona në parkun kombëtar në Evros dhe në Parkun Kombëtar të pyllit Dadia–Lefkimi–Soufli pasi thatësira e ka bërë shumë më të vështirë vënien nën kontroll të flakëve . Banorët që jetojnë aty pranë janë evakuuar.
Në Gjermani nga zjarri është përfshirë rajoni i Branderburgut ku janë shkatërruar 300 deri ne 800 hektar tok bujqësore dhe pyje.
Atje situata është e rëndë dhe është kërkuar ndihmë nga armata për shuarjen e zjarrit me helikopter. 600 persona janë të detyruar ti lëshojnë shtëpitë e tyre.
Zjarri ka përfshirë edhe parkun kombëtar Bohemian të Zvicrës, në kufirin gjerman. Zjarre edhe pranë kufirit me në Çekinë, ku dhjetëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre e ata që mbetën, janë këshilluar të mbajnë dritaret të mbyllura për shkak të tymit.
Një lajm i mirë nga Kalifornia ku më në fund u vu nën kontroll zjarri më i madh deri më tani këtë vit. Moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë favorizon jo vetëm zjarret. Nga temperaturat e larta në Grenlandën veriore ka filluar shkrirja e shpejt e akullit që po mbush oqeanet duke shpejtuar ngrohjen globale.
Shkencëtarët thonë që temperaturat kanë qenë rreth 10 gradë më të ngrohta se normalja për këtë periudhë të vitit. Sasia e akullit që u shkri në Grenlandë midis 15 dhe 17 korrikut shkoi deri në 6 miliardë ton ujë në ditë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
