Vihet nën kontroll zjarri në Berovë, në ndihmë ARM, MPB e ekipe vullnetarësh
Zjarri që u shfaq në orët e vona të së hënës....

Zjarri që u shfaq në orët e vona të së hënës në kufirin mes fshatrave Mitashinci dhe Budinarci në afërsi të Berovës pothuajse është vënë në kontroll. Zjarri i madh u shua me ndihmën e një helikopteri të MBP-së.
“U shndërrua në një zjarr shumë të rëndë për ta shuar lehtësisht. Mbrëmë një helikopter i ushtrisë bëri një vëzhgim, mirëpo nuk kishte kushte për të vepruar dhe për këtë arsye sot herët në mëngjes, diku rreth orë 5, ndërhymë me një helikopter të policisë edhe atë në mënyrë shumë precize dhe arritëm që në një kohë relativisht të shkurtër të vendosim kontroll mbi zjarrin.”,- tha drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.
“Aeroplani ka bërë gjashtë fluturime, deri më tani po ashtu edhe helikopteri i MPB-së ka qenë aktiv dhe për momentin të dy fluturaket janë në pushim që sipas rregullave ju takon dhe në momentin e parë, nga aktivizimi i dytë do të jenë prezent dhe do të hedhim ujë mbi zjarret aktive. Por mund të them apo t`ju garantoj të gjithëve se zjarret janë nën kontroll, pra kemi ekipe të mjaftueshme në teren edhe nga shoqatat vullnetare por edhe nga të gjithë të tjerët të cilët janë në ndihmë nga shoqatat e pyjeve të RMV-së nga vullnetarë të ndryshëm.”,- tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.
Deri më tani për shuarjen e zjarreve po intervenohet jo vetëm nga ajri por edhe me ekipe tokësore të specializuara dhe me vullnetarë.
“U mirëpritëm nga skuadrat vendase dhe me logjistikë të mirë erdhëm këtu. Zjarri është nën kontroll, i kemi ekipet tona gati për turnin e dytë, i cili duhet të vijë së shpejti për të na zëvendësuar.”,- u shpreh Stole Dimitrov nga Shoqata e Zjarrfikëse vullnetarë – Koçan.
Autoritetet thonë se në radhë të parë është siguria e qytetarëve dhe zjarrfikësve, e apelojnë për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe të nxehtë. (Sedat Selimi, TVM2)
