Kumanovë, tentoi ta shuajë zjarrin, lëndohet një qytetar
Zjarret e shpeshtuara në rajonin e Kumanovës.....

Zjarret e shpeshtuara në rajonin e Kumanovës, përpos dëmeve materiale, kanë filluar të paraqesin rrezik edhe për jetën e qytetarëve.
Gjatë tentimit të shuarjes së një zjarri në objektin e tij në fshatin Pçinja djegie në trup ka marrë një qytetarë. I njëjti menjëherë është dërguar në Spitalin e Kumanovës, prej nga pas ndihmës së ofruar mjekësore është lëshuar në kurim shtëpiak.
“Bëhet fjalë për stallë. Zjarri ka shpërthyer në orën 4 e 5 minuta. Kemi intervenuar me dy automjete të zjarrfikësve dhe 6 zjarrfikës. Zjarrin kemi arritur ta lokalizojmë në orën 9 e 40 minuta. Gjatë zjarrit një person ka marrë lëndime të lehta, respektivisht djegie në këmbë e duar.”,- tha komandanti i Repartit të NJ. T. të Zjarrfikësve – Kumanovë, Daniell Ilievski. (Fatlum Aqifi, TVM2)
