Basketboll

Golldën Stejt dhe Atllanta vazdhojnë shkëlqyeshëm

15.01.2015 14:51

Golldën Stejti vazhdon me paraqitjet e shkëlqyeshme, duke regjistruar edhe fitoren e tetë në seri...

Voriorsat, viktimën e rradhës e kishin Majamin, duke e mposhtur me lehtësi, 104:89, për triumfin e 31-të sezonal të ekipit me bilanc më të mirë në NBA deri më tani.
 
Stefon Keri, vazhdon me paraqitjet fenomenale për ekipin e tij, duke kontribuar në fitoren e re me 32 pikë. Pos tij, vetëm edhe Klej Tompson regjistroi pikë dyshifrore.
 
Një ekip tjetër që po shkëlqen këtë sezon, është edhe Atllanta. Hauksat, quan në dhjetë numrin e fitoreve të njëpasnjëshme, seri kjo e cila ndodh për ata për herë të parë pas 17 vitesh.
 
Viktimë e re e shqiponjave ishte Bostoni, që u mposht me 105:91. Keroll dhe Tego shënuan nga 22 pikë për fituesin, ndërsa Millsap shtoi 18 të tjera dhe dhjetë kërcime.
 
Nga sfidat tjera, veçojmë edhe fitoret e Klipersave dhe San Antonios, të korrura ndaj Portllandit, respektivisht Sharllotit. 
 
MUSTAFA ADEMI