Mungon uji për pije në Pallçisht, banorët bllokojnë rrugën Tetovë–Gostivar

26.07.2022 18:53

Në fshatin Pallçisht të Bogovinës....

Në fshatin Pallçisht të Bogovinës mungon uji për pije e kjo ka detyruar banorët që sot të bllokojnë rrugën rajonale Tetovë – Gostivar. Thonë se pa ujë nuk rrohet në këto ditë përvëluese e nuk do i ndalin protestat derisa problemi të zgjidhet.

Komuna e Bogovinës premton se punimet për ujësjellësin do të fillojnë brenda pak ditëve.

“Në vitin 2022 kemi dalë kërkojmë ujë, ky është turp që nuk mbulohet. 30 vite të transicionit anashkalohet fshati dhe s`ka ujë të pijshëm. Turp i turpit është ky s`di çka të them tjetër.”,- tha kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu.

“Nga sot e tutje, protestat do vazhdojnë të jenë edhe para komunës. Në Pallçisht duhet të vijë komuna me njerëzit ta shohin hallin tonë se s`kemi ujë, njëzet vjet na mashtrojnë. Shkon njëri vjen tjetri dhe na premton edhe ai, më nuk durojmë kështu.”,- u shpreh një banor.

“Fund të fundit ne do organizohemi vetë ta sjellim ujin, komuna le të rri me premtime të veta.”,- tha një banor.

“Projekti veç më ka kaluar dhe tenderin e ka fituar një firmë nga fshati Kallnik, por vetëm se presim afatin e ankesave, ndërsa kur do të fillojnë punimet këtë e di më së miri Ministria e Transportit se ata e kanë hapur thirrjen.”,- kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu.