Kompania ruse e energjisë GAZPROM
Kompania ruse e energjisë GAZPROM....

Kompania ruse e energjisë GAZPROM, do t'i zvogëlojë furnizimet me gaz në disa shtete të BE-së, për shkak të punimeve në një turbinë në rrjedhën veriore. Bashkimi Evropian, i cili ka siguruar 40 për qind të gazit nga Rusia, vitin e kaluar, e ka akuzuar Rusinë se e përdor energjinë si armë kundër perëndimit. Ministrat evropianë të energjisë u takuan në Bruksel dhe kanë arritur marrëveshje për zvogëlim të kërkesës ndaj gazit rus.
“Ne e dimë se nuk ka arsye teknike për të vepruar kështu. Ky është hap i motivuar politikisht dhe ne duhet të jemi gati për këtë gjë. Pikërisht për këtë gjë, kërkesa jonë parandaluese për zvogëlim të përdorimit është strategji e mençur.”,- tha shefja e BE-së për politika të energjisë, Kadri Simson.
“GAZPROM njoftoi shkurtimin shtesë të furnizimit me gaz, që shkaktoi menjëherë një rritje të çmimeve. Ne duhet të zvogëlojmë varësinë nga furnizimet ruse sa më shpejt të jetë e mundur. Një zvogëlim i tillë është i nevojshëm, sepse presidenti rus, Vladimir Putin, do të vazhdojë të luajë lojëra të ndyta sa u përket furnizimeve me gaz.”,- theksoi ministri çek i industrisë dhe tregtisë, Jozef Sikela.
Zelensky: Moska shantazhon BE-në me gaz
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia përmes gazit, shantazhin Evropën.
“Shantazhi me gaz në Evropë, që vetëm sa shkon e përkeqësohet çdo muaj, është i nevojshëm për shtetin terrorist në mënyrë që të vështirësojë jetën e çdo evropiani. Rusia me qëllim është duke e bërë më të vështirë për Evropën që të përgatitet për dimër, pa e marrë parasysh situatën, me të cilën mund të përballen njerëzit në atë stinë.”,- tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Kremlini zyrtar: Të mos na vinit sanksione, s’do kishte probleme
Kremlini insiston se është partner i besueshëm i energjisë dhe nuk është përgjegjës për pengesat e fundit në furnizimet me gaz por se çmimet e larta janë rezultat i sanksioneve të Perëndimit.
“Gjatë 6-7 viteve të fundit, BE thotë se Rusia po përdor gazin si armë, pa dhënë shembuj konkretë dhe në të njëjtën kohë bën gjithçka për të. kufizoni kapacitetin e pompimit të gazit që kishte Nord Stream 1. Situata është e komplikuar në mënyrë kritike nga kufizimet dhe sanksionet që janë vendosur ndaj vendit tonë. Pa këto kufizime, të gjitha punët e riparimit te turbinave të gazit, garancisë dhe servisit do të kryheshin në mënyrën e zakonshme, rutinë.”,- u shpreh ministri rus i punëve të jashtme, Sergei Lavrov.
Që nga fillimi luftës në Ukrainë, nga ana e Rusisë, më 24 shkurt, çmimi i gazit është rritur dhe ky konflikt ka pasur ndikim në faturat e energjisë në gjithë botën. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
