Maqedoni

Parashikimi i motit

27.07.2022 08:56

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale....

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite dhe nga fundi i ditës moti do të jetë jiostabil në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12°C deri në 21°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33°C deri në 39°C. UV indeksi do të jetë = 9.
 
Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla, në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë mot jostabil, me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37°C.
 
Ditën e enjte prej mesditës, moti do të jetë i paqëndrueshëm, në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Më pas në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell, por në orët e pasdites me paraqitje të izoluar të vranësirave të paqëndrueshme, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.