Futboll

Milan pas Xhakës

15.01.2015 14:54

Granit Xhaka mund t’i bashkohet Xherdan Shaqirit në Serie A...

Mesfushori i Borussia Monchengladbach kërkohet nga Milani. Në kërkim të një mesfushori, Milan është hedhur në sulm për transferimin e anëtarit të Borusisë, Granit Xhaka, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Xhaka është duke luajtur me vazhdimësi dhe mjaft mirë tek skuadra nga Bundesliga dhe kjo ka bërë që t’i bie në sy gjigantit italian, që është në kërkim të përforcimeve për pjesën e dytë të sezonit.

Karakteristikat e Xhakës janë pikërisht ato çfarë kërkon trajneri Filippo Inzaghi, i cili është ankuar se ka nevojë për një futbollist para mbrojtjes për të përmirësuar ekuilibrin mes reparteve.

Pas Xherdan Shaqirit a do të luaj edhe Xhaka në Serie A? Mbetet të shihet.