Botë

Indi, rrufetë vrasin njëzet persona në 24 orë

27.07.2022 12:29

Situata e vështirë e motit në Indi ka sjellë pasoja tragjike, pasi 20 persona të Biharit kanë humbur jetën brenda 24 orësh...

Stina e musooneve  në Indi ka sjellë pasoja tragjike. 20 persona në Bihar kanë humbur jetën brenda 24 orësh për shkak të goditjeve nga rrufetë. Qeveria njoftoi një kompensim prej 5,008 dollarë për familjet e secilit prej viktimave. Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve nga rrufeja, pasi qindra persona humbin jetën çdo vit gjatë shirave musonike.

India regjistroi më shumë se 18 milionë goditje rrufesh midis prillit 2020 dhe marsit 2021, një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shirat kanë shkaktuar shumë probleme të shumta përveç rrufeve.

Qyteti Jodhpur u përmbyt pothuajse tërësisht, nga ato që cilësohen si reshjet e para të mëdha të sezonit. Sot dhe nesër parashikohen stuhi të tjera me vetëtima në pjesët veriore të shtetit.