Maqedoni
Mungojnë makinistët, pezullohet linja hekurudhore Shkup–Tabanoc
27.07.2022 13:38
Linja Shkup – Tabanoc – Shkup është pezulluar për shkak të mungesës së makinistëve...

Linja Shkup – Tabanoc – Shkup është pezulluar për shkak të mungesës së makinistëve.
“Linja Shkup – Tabanoc është pezulluar nga 23 qershori i vitit 2022 për shkak të mungesës së makinistëve. Jemi duke bërë përpjekje për normalizimin e linjës Shkup – Tabanoc – Shkup në gusht të vitit 2022”, njoftoi nga hekurudhat e Maqedonisë së Veriut (HRMV SHA “Transport” Shkup).
Nuk dihet ndërkohë se çfarë do të ndodhë me biletat mujore të qytetarëve që udhëtojnë për në Shkup përmes linjës hekurudhore e nëse të njejtat do ju kompensohen, por sigurisht që qytetarët presin rikthimin e linjës së rregullt ditore, sepse udhëtimi me tren është më i lirë se çmimi i transportit me autobus.
