Maqedoni
Zjarrfikësit dhe ushtria në terren, tre zjarre aktive, më i madhi në "Krivollak"
27.07.2022 13:57
Tre zjarre janë aktive në lindje të vendit....

Tre zjarre janë aktive në lindje të vendit. Më i madhi është në terrenin ushtarak “Krivollak”. Në shuarjen e tij janë përfshirë ekipet e ARM-së dhe një helikopter policie. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, magazinat ushtarake janë dhe plotësisht të sigurta.
“Pavarësisht se dy helikopterë kanë shuar zjarrin, për shkak të erës së dobët që po shfaqet tani dhe për shkak të rritjes së temperaturës, zjarri përsëri është ndezur e po vazhdojmë aksionin për shuarjen e tij. Ju siguroj se magazinat e ushtrisë që ndodhen disa kilometra larg vijës së zjarrit janë absolutisht të sigurta.”,- tha drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov.
Zjarri i dytë ka rënë në atarin e fshatit Kalugjericë në afërsi të magjistrales Radovish-Strumicë ku është prekur një pyll dushku. Pas intervenime të Njësisë Zjarrfikëse të Radovishit, zjarri është vënë nën kontroll. Zjarri në fshatin Trebeçino të komunës së Vasilevës, ka rënë në intensitet dhe sipas QMK-së nuk ka flakë të dukshme aktive. Nëse rindizet do të merret vendim shtesë për shuarjen e tij nga ajri, thonë nga QMK.
SEDAT SELIMI
