Ekonomi
Dimër i vështirë energjetik, AEMV me kërkesa konkrete ndaj qeverisë
27.07.2022 14:47
Me rikthimin në punë të kapaciteteve të vjetra prodhuese të energjisë do të tentohet të kalohet dimri i vështirë...

Me rikthimin në punë të kapaciteteve të vjetra prodhuese të energjisë do të tentohet të kalohet dimri i vështirë i paralajmëruar. Sektori i biznesit me kërkesa konkrete ndaj qeverisë. Të rritet prodhimi i energjisë elektrike - TEC “Negotinë” dhe "Te-To" të punojë edhe në dimër, “energjia e gjelbër” sërish të nominohet vetëm për industrinë, gjatë dimrit të mos mbyllen kufijtë për importin e energjisë elektrike, si dhe t'u mundësohet objekteve nga industria e lehtë, jo ndotëse të instalojnë fotovoltaikë më lehtë dhe ligjërisht.
“Në përputhje me çmimet ekzistuese prej mbi 500 euro për megavat në orë dhe në përputhje me çmimin e mazutit që është tani, vërtetohet se është ekonomikisht e paguar puna e TEC Negotinë dhe kthimi i tij në kuadër të ekonomisë së energjisë, praktikisht do të kontribon që të mundet ajo të punojë gjatë dimrit, kurse mazuti të del në treg të lirë dhe të mundësohet të blihen sasi të mazutit në kohë, që të mundet TEC Negotinë të fillojë me punë në kohë.”,- tha kryetari i AEMV-së, Koço Angjushev.
Bekteshi: Pranuam shumicën e masave të kërkuara nga AEMV
Shumica e masave të kërkuara nga AEMV janë pranuar nga qeveria, tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, dhe të njëjtat do të fillojnë të zbatohet me shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin energjetik në gusht.
“Pritjet tona janë që REK "Bitola" të punojë me tre blloqet nga tetori, "Osllomej" të punojë me gjysmë kapaciteti, si dhe ka filluar porosia e mazutit nga Greqia për TEC "Negotinë", i cili fillimisht do të fillojë punën me kaldajën e parë elektrike, dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për vënien në punë të kaldajës së dytë.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Shpallja e krizës energjetike, Bekteshi kërkon konstruktivitet nga opozita
Pasi i bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, Bekteshi i bëri thirrje edhe opozitës që të jetë konstruktive dhe të mundësojë zbatimin e masave në mbështetje të ekonomisë.
“Për të miratuar një dekret, fillimisht duhet shpallur krizë energjetike. Pa të, dekretet dhe masat nuk mund të miratohen nga qeveria. Dhe nëse kalojnë 30 ditë nga ai shpallje, atëherë duhet ta bëjë Kuvendi, ku si politikanë të përgjegjshëm që kemi marrë besimin e qytetarëve, t'ua lehtësojmë institucioneve dhe industrisë dhe të zbusim efektin negativ. Dhe që opozita të përfshihet, e kam thirrur Mickoskin, po të jetë nevoja do të shkojmë tek ata dhe mund të diskutojmë për gjëra të tilla në Kuvend. Këto vendime janë marrë për asgjë tjetër, vetëm për të mbështetur industrinë.”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Edhe sektori privat edhe qeveria pajtohen se na pret një dimër i vështirë.
ERSAN PARAZITI
