Ekonomi

Benzina njësoj, dizeli ulet për dy denarë, Bislimovski: RMV s’ka naftë, s’i caktojmë ne çmimet

27.07.2022 15:04

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, ka njoftuar se nga mesnata çmimi i naftës do të ulet për 2 denarë...

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, ka  njoftuar se nga mesnata çmimi i naftës do të ulet për 2 denarë, ndërsa ai i benzinës do të mbetet i njëjtë.  Bislimosvki thotë se periudhën e fundit është shënuar një ulje e ndjeshme e çmimit të karburanteve dhe kjo është një dëshmi se çmimi nuk varet nga politikat e shtetit.
 
“KRRE e përcakton çmimin e derivateve të naftës në bazë të çmimit  të në bursë dhe kursit të këmbimit të dollarit. Nëse dikush mendon se Maqedonia ka rezervat e veta të naftës dhe ne mund t'i përcaktojmë vet çmimet, unë heq dorë nga vendi im dhe le t'i bëjnë çmimet nga prodhimtaria e tyre. Me shumë mundësi, ata gjithmonë thonë se rreth Shën Nikollës që ka naftë dhe varri i Aleksandrit të Madh ka qenë i mbushur me naftë. Besoj se më në fund do të gjejnë diçka dhe do të ndihmojnë qytetarët.”,- tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
 
Sa i përket çmimeve të ngrohjes qendrore, Bislimovski thotë se vënia në kapacitet të plotë të TETO-s do të sigurojë që të ketë sadopak ulje të 
çmimeve.
 
“Periudhën e fundit çmimi i gazit përsëri është mbi 2 mijë dollarë për një metër kub ku krahasuar me vitin e kaluar është 10 herë më tepër. Për atë apelojmë që një prej opsioneve që të mund ta stabilizojmë çmimin është nëse punon TE-TO për shkak se në atë mënyrë do të zvogëlohet presioni mbi çmimin përfundimtar.”,- u shpreh kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski. 
 
Bislimovski shton se faturat për ngrohje, nëse bazohen sipas rritjes së çmimit të gazit natyror, duhet të rriten për 150 për qind, por shteti do të marrë masa për zbutjen e rritjes.

GAZMEND KURTISHI