Besnik Hasi, trajner i vitit në Belgjikë
Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, aktualisht trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi, është votuar dhe shpallur si trajneri më I mirë i vitit në Belgjikë...

Trajneri i Anderlechtit, me të cilin u shpall kampion, ka fituar votimin e fshehtë të trajnerëve të klubeve të elitës belge të futbollit. Atij iu dha çmimi në një mbrëmje gala të organizuar nga liga elite e futbollit belg, e njohur si “Jupiler League”.
Ndryshe, Hasi është fituesi i edicionit të 61-të të kësaj lige, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi është i pari trajner shqiptar që arrin suksese kaq të mëdha.
Mes tjerash, 43 vjeçari nga Gjakova, I cili është në krye të Anderlehtit prej marsit të vitit të kaluar, pasi pranoi këtë çmim, në fjalimin e tij nuk harroi as fjalët shqipe.
Hasi së pari falënderoi skuadrën e Anderlecht-it dhe lojtarët e tij, ndërsa më pas ndau një falënderim të veçantë edhe për familjen e tij, por këtë herë në gjuhën shqipe.
“Laureta, Dea dhe Lea ju dua shumë. Pa ju nuk kisha arrit këtu kurrë”, u shpreh Hasi gjatë fjalimit të tij në këtë ceremoni.
