Maqedoni

Kritika e Varhelyit, Mickoski: Vijat tona të kuqe i përcakton populli

27.07.2022 15:17

Bashkimi Europian harxhon kredibilitetin e saj duke plotëson kërkesat megalomane të shteteve individuale....

Bashkimi Europian harxhon kredibilitetin e saj duke plotëson kërkesat megalomane të shteteve individuale, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Duke folur rreth kritikave të komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi, se opozita ka kaluar vijat e kuqe themelore demokratike, duke vepruar kundër propozimit francez, Mickoski tha se VMRO-DPMNE duhet të mbajë qëndrimet e veta sepse është parti e popullit dhe duhet t'i mbrojë interesat e tij.
 
“VMRO-DPMNE është një parti moderne evropiane, e orientuar kah populli, i cili është votuesi dhe votuesi që thonë nëse dikush duhet të kthjellet apo dikush është ende i dehur. Janë votuesit dhe populli ata që thonë nëse vijat e kuqe janë kaluar apo jo. Këtë herë po, më duhet të pranoj se jam dakord me zotin Varhelyi në diçka, megjithëse e kuptoj, qëllimi i tij nuk është të na simpatizojë, qëllimi i tij është të përfundojë punët e tij dhe qëllimi ynë është t'i mbrojmë ato gjëra nga asimilimi.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
 
LSDM i kundërpërgjigjet Mickoskit: Të dështoi skenari destruktiv, tani fajin ta ka BE
 
Pasi i dështuan skenarët për destabilizimin e vendit dhe deputetët ikën nga debati dhe nuk votuan në Kuvend, Mickoskit tani ja ka fajin BE-në dhe komisionerin evropian Varhei, reagojnë nga LSDM.
 
“A janë këto udhëzimet nga Nikolla Gruevski për të cilat  Mickoski u nis për në Budapest apo ka diçka tjetër? Në Budapest, a i referohej  Mickoski shtetit të tij si shkurtesë nga targa, me NMK? Përveç Nikollovskit, a kishte vend për partnerin e tij Apasiev në makinën për në Budapest?”, - këto janë pyetjet e adresuar për liderin e VMRO–DPMNE-së Mickoski nga social-demokratët. 
 
Sipas tyre Mickoski duhet të kthjellet nga shkatërrimet, përndryshe do të mbetet vetëm me Apasiev në koalicionin anti-BE që punon për interesat e të tjerëve.

SANIJE DURAKU