Botë
Situatë e vështirë në Portugali, temperaturat 43 gradë favorizojnë zjarret masive
27.07.2022 17:41
Situata mbetet problematike ndërkohë në Portugali, ku termometri ka shënuar 43 gradë celsius duke favorizuar zjarret masive...

Situata mbetet problematike ndërkohë në Portugali, ku termometri ka shënuar 43 gradë celsius duke favorizuar zjarret masive. Më të prekura për momentin janë pyjet në veri të Lisbonës, Portugali, ku banorët po ndihen akoma më të rrezikuar dhe deri më tani kanë mbetur të plagosur 29 persona.
Shumë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të flakëve dhe tymit të përhapura masivisht. Zjarrfikësit po përpiqen në maksimum të mbajnë situatën nën kontroll, ndërsa thatësira po e favorizon në maksimum vatrat e zjarrta.
Gjërat ka të ngjarë të përkeqësohen në ditët në vijim, pasi temperaturat pritet të rriten deri në 46 gradë celsius. Shkencëtarët pajtohen se teksa bota jonë ngrohet, ajo po shkakton ngjarje gjithnjë e më të shpeshta, gjithnjë e më të rënda të motit.
