Maqedoni
Konfirmohet rast i ri i Murtajës Afrikane, AUV: Të merren masa për mbrojtje dhe kontroll
27.07.2022 18:03
Konfirmohet rast i ri i murtajës afrikane në vend nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë...

Konfirmohet rast i ri i murtajës afrikane në vend nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Sëmundja është regjistruar në fshatin Moshticë, në një fermë që mbante derra në mënyrë ekstensive, ndërsa tanimë janë njoftuar të gjithë fermerët për rastin në fjalë, thonë nga AUV.
“Pas paraqitjes së raportit për dyshimin e sëmundjes në fermë është bërë kontrolli zyrtar nga shërbimet inspektuese të AUV-së dhe pas testimit laboratorik të mostrave të marra nga dy derrat e ngordhur nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare është konfirmua sëmundja. Në fermë janë zbatuar të gjitha masat e nevojshme për asgjësimin e virusit dhe po bëhet hetim epidemiologjik për përcaktimin e shkaktarit.”,- thotë drejtori i AUV-së, Nikolçe Babovski.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sjell vendim të ri që urdhëron ndërmarrjen e masave të mbrojtjes dhe kontrollit për asgjësimin dhe mbajtjen në kontroll të sëmundjes në zonën me rrezikshmëri të lartë, në vijën kufitare me Bullgarinë dhe Serbinë, si dhe në gjithë territorin e vendit. Babovski shton se për shfaqjen e rastit të ri të murtajës afrikane të derrave AUV ka njoftuar zyrtarisht Organizatën Botërore për Mbrojtjen e Shëndetit të Kafshëve dhe Komisionin Evropian.
LEUNORA KALIQI
