Botë
Meta - Autoritetit të Dosjeve: S’kam qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit
27.07.2022 18:26
Personi me inicialet F.T., i cili pretendohet se është spiunuar nga ish-presidenti Ilir Meta...

Personi me inicialet F.T., i cili pretendohet se është spiunuar nga ish-presidenti Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit, ka kërkuar hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit.
Kjo ka sjellë reagimin e Ilir Metës, i cili e mohon kategorikisht.
“Paskam dëmtuar dikë në ‘88 a ’89 në përrallat e tyre. Të flloj unë me emaile nga Nju Jorku?”, u shpreh Meta.
Duke e quajtur sulm politik, Meta tha se persona me iniciale I.M në Shqipëri ka me dhjetëra dhe se nuk është ai i përmenduri në dosje.
“Me një email anonim, elektronik, që jam i sigurt kur të bëhet publik do gajaseni të gjithë Sa I.M. kanë qenë në Dakultetin e Ekonomisë, ata e dinë shumë mirë këtë gjë. Unë kam qenë vetëm sekretar i rinisë së fakultetit të ekonomisë. Unë njoh nga 40-50 Ilir Metaj, njëri është edhe deputet, në klasën time kemi qenë 2 Ilir Metaj, dhe më thonin Ilir Rexhep Metaj që mos të na ngatërronin.”, tha ish-presidenti Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë sulmoi edhe autoritetin e dosjeve duke thënë se do të ngelet në historinë e turpit, ndërsa sulmeve të ish-presidentit nuk i shpëtoi as Kryetarja e Kuvendit.
“Nuk ekziston më për mua autoriteti i dosjeve, do ta shikoni si përfundojnë ata, emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Përsa kohë pulka e kuvendit, pa autoritet, e kam respektuar i thotë shqiptarëve do zbulojmë I.M., turp e faqe e zezë, a kanë autoritet. Pse s’bëri një telefon, po çfarë do presësh nga persona me mesatare 5.ca”, tha ish-presidenti.
LULJETA NDOKA
