Maqedoni
Sindikata e policisë e quan të turpshme rritjen prej 5%, LSM kërkon që Qeveria të rrisë urgjentisht pagat në sektorin publik
27.07.2022 18:40
Rritja e pagave prej 5 % në MPB, për Sindikatën e Policisë është e turpshme...

Rritja e pagave prej 5 % në MPB, për Sindikatën e Policisë është e turpshme. Sindikata thotë se nuk bëhet fjalë për rritje, por vetëm për harmonizim të pagave në polici me pagën minimale ligjore, për të shmangur mundësinë e padive në të ardhmen.
“Paga e policit është saktësisht 22.787 denarë, me rritjen paga do të jetë 23.883 denarë, që do të thotë rritje për veëm rreth 1.100 denarë. Në shumën prej 23.883 denarësh, është përfshirë edhe kompensimi për autorizim prej 30% për shkak të rrezikut të veçantë në vendin e punës. Pra, nëse e zbrisni këtë shtesë prej 30%, do të arrini në një shumë afër 18.000 denarë, që është paga minimale mesatare ligjore për momentin.", thotë Orce Kocevski, kryetar i Sindikatës së Policisë.
Ata thonë se do të vazhdojnë presionet ndaj institucioneve dhe nuk e përjashtojnë mundësinë e protestave.
Edhe nga Lidhja e Sindikatave kërkojnë rritje të pagave për 18,4% në përputhje me ligjin.
“Qeveria duhet menjëherë të marrë vendim për rritjen e pagave të punonjësve në sektorin publik me 18.4% në përputhje me harmonizimin e përcaktuar në ligj dhe të mos diskriminojë punonjësit e saj me rritje paushall prej 2,3,5,10 ose 15%, si tentim që të minojë grevën e përgjithshme. Deri në shtator, siç thotë ligji, pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat duhet të përshtaten me 18.4% dhe LSM kërkon, lufton dhe është e vendosur të këmbëngulë deri në fund , që punëtorët të marrin paga dinjitoze të përcaktuara në përputhje me ligjet dhe marrëveshjet kolektive.“, njoftoi LSM.
